Remont në disa fidera të NST Kinostudio dhe NST Uzina Dinamo, 3-4 mars pa energji disa zona në Tiranë

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 3-4 mars gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Kinostudio dhe NST Uzina Dinamo.

Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

3 mars

Pjesërisht: Tujan, zona ish 3700, Tufinë, Ferraj, Carrë

4 mars

Pjesërisht: rruga “Jordan Misja”, ish perim Patatja, ish- Uzina Dinamo, zona pranë shinave të Trenit,zona pas Spitalit Ushtarak, zona pranë parkut të Autobusave