Back

Remont në linjën 35kV Gjirokastra 2 – Grapsh, 17 tetor pa energji disa zona në Gjirokastër

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 17 tetor gjatë intervalit kohor 09:00 -13:00 do të kryhen punime në linjën 35kV Gjirokastra 2 – Grapsh. Pa energji do të mbeten këto zona në Gjirokastër;

Pjesërisht: Sektori Nepravishtë, Drino, Labovë, Suhë, Zagorie, Polican, Rëza e Zezë, Derviçan, Grapsh, Dropulli i Poshtëm, Dropulli i Sipërm dhe disa subjekte private biznesi.