Remont në linjën 35kV Gjirokastra 2 – Grapsh, 22 shtator pa energji disa zona në Gjirokastër
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 22 shtator gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të kryhen punime në linjën 35kV Gjirokastra 2 – Grapsh. Pa energji do të mbeten këto zona në Gjirokastër:
Pjesërisht: Nepravishtë, Drino, Labovë, Suhë, Zagorie, Poliçan, Rëza e Zezë, Derviçan, Grapsh, Dropulli i Poshtëm, Dropulli i Sipërm