Remont në linjën e OST Rashbull-Sallmone, 8-10 tetor pa energji disa zona në Durrës dhe Shijak
Për shkak të punimeve nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit #OST në linjën 110kV, jemi të detyruar të stakojmë furnizimin me energji elektrike në disa nënstacione, duke kufizuar shërbimin nga ora 08.30 deri në orën16:30, deri më datë 10 tetor.
Zonat që preken nga remonti janë: Shijak, Sallmone, Fermë Sukth, Maminas, Marikaj, Shënavlash, fshati turistik “Kompleksi Lura”, Gjiri i Lalzit, Pjezë, Rromanat dhe Hardhisht.
Kufizimi prek edhe zonat: Vrinë, zona e ish-Kënetës (Durrësi i Ri), Spitalla dhe zona indrustriale, subjektet private ANOIL, Eropetrol, Intergaz, Serat dhe ADC.
