Remont në linjën Korçë-Bilisht, pa energji disa zona
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se sot më datë 24 prill nga ora 10:00 deri në orën 15:00 do të kryhen punime në linjën 30-35 kV Korçë-Bilisht.
Gjatë këtij intervali kohor nuk do të kenë energji elektrike disa zona në rrethin e Devollit: bashkia Bilisht, komuna Liqenas, Miras, qendër Bilisht, Hoçisht, Progër, subjekti privat “Plastika”.