Remont në n.stacionin e Laçit dhe Rubikut, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se nesër në datë 21 prill do të kryhen punime në Kampatën e linjës 100 kV Ulzë- Laç 1-Tiranë 220 kV.

Për pasojë do të stakohet energjia në këtë n/stacionin e Laçit dhe Rubikut nga ora 08:00-16:00.

Gjatë këtij intervali kohe nuk do të furnizohen me energjie elektrike komuna Milot, fshatrat: Mali i Bardhë, Shete, Skuraj, Katund i Vjetër, Fierzë, Fang, Rafik, Ujësjellësi Milot, lagjia e Re.