Remont në nënstacionin Fushë-Arrëz, 6 Shkurt kufizime energjie në disa zona në Shkodër

Për shkak të remontit në Celesin 10kV të Fiderit Gjegjan në N/stacionin Fushë- Arrëz, më 6 Shkurt nga ora 10:00-12:00 do të mbeten pa energji elektrike këto zona: Kavlina, Breg, Shkozë, Gojan Madh, Gjegjan, Mesul, Kuzhnen, Lumzi, Gojan i Vogël, Kalivar.
Ndërsa nga ora 12:00-14:00 mbeten pa energji Bicaj, Blinisht, Rrapë, Buhot.