Remont në nënstacionin Gramsh, 2-4 prill kufizime energjie në disa zona

Për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Gramsh, në datat 2-4 prill gjatë intervalit kohor 10:00- 14:00 do të mbeten pa energji këto zona në Gramsh: Komuna Kodovjat,Komuna Kukur, Skënderbegas, Lenie, Fshati Cekin,lagjia “Xhile Lici”, lagjia “18 Gushti”, lagjia “Holta”, Konvikti, Lagjia e Oficerave, fshati Trashovicë, lagjia “Llapushaj”, ish-komuna Tunje, Kushovë, Pishaj, Skënderbegas, Kodovjat.