Remont në nënstacionin Laç 2, 24 Janar kufizime energjie në disa zona

Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Laç 2 që ka lajmëruar OST, do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 08:00-15:00.
Pa energji do të mbeten këto zona në Kurbin: Milot, Mali Bardhë, Shetë, Skuraj, Mal Milot dhe Ujësjellësi Milot.