Remont në një nga fiderat e NST Petrushë, 06 nëntor pa energji disa zona në Pogradec
Në kushtet e punimeve të nevojshme për mirëmbajtjen e rrjetit do të kryhen punime në një nga fiderat e NST Petrushë, në datën 06 nëntor gjatë intervalit kohor 10:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike.
Zonat pa energji në Pogradec:
Pjesërisht: Vreshtaz, Pirg, Podgorie, Nishavec, Petrushe, Çerrave, Dardhas.
