Remont në NST Rrenc, në linjën 35kV Koplik 220kV (Bogiq) – Shkodra 3 dhe në disa fidera të NST Vau i Dejës, 10-12 maj pa energji disa zona në Shkodër

Me nisjen e sezonit turistik, OSSH ka marrë të gjitha masat për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe përmirësimit të cilësisë së furnizmit duke kryer remonte në disa zona të vendit. Në datat 10-12 maj, gjatë intervalit kohor 09:00-15:00,  do të kryhen punime në NST Rrenc, në linjën 35kV Koplik 220kV (Bogiq) – Shkodra 3 dhe në disa fidera të NST Vau i Dejës, që do të ndihmojnë për përmirësimin e cilësisë së rrjetit të gjithë zonës.

Pa energji do të mbeten:

10 maj

 Pjesërisht: Rrenc, Guri i Zi, Juban, Rragam, Sheldi, Vukatanë, Kuç, Bardhej

11 maj

Pjesërisht: Kiras, Lopçej, Shtoi i Ri, Shtoi i Vjetër, Boricci i Madh, Boricci i Vogël,  Gril, Gruemirë, Rrash-Kullaj, Vorfe, Linaj, Lepurosh, Kokpapaj.

 12 maj

Mjedë, Shelqet, Pistull, Paçram, Stajkë, Bashkia Laç i Vaut Dejes, Dush,Gomsiqe, Hajmel, Nenshat, Vig-Mnele, Kaç, Naraç