Remont në n/stacionin Vrakë, pa energji disa zona
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se sot në datë 20 shtator, nga ora 11:00-14:00, do të kryhet remonti i planifikuar në linjën L30-55/2 35kv Koplik 220kv (Bogiq)-Shkodra 3.
Për pasojë do të mbeten pa energji n/stacionet Vrakë, Dobrac, “Shkodra 3”.
Zonat pa energji në Shkodër: Kiras, Lopçej, Shtoi i Ri,
Shtoi i Vjetër, Borici i Madh, Borici i Vogël, ndërmarrja e Pularisë “Elvis”, Gril, Gruemirë, Rrash-Kullaj, Vorfë, Linaj, Lepurosh, Kokpapaj.