Remont në zbarrat 35kV të Kraste, 1 nëntor pa energji disa zona në Bulqizë
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 1 nëntor gjatë intervalit kohor 10:00-15:00 do të kryhen punime në zbarrat 35kV të NST Kraste.
Pa energji do të mbeten këto zona në Bulqizë:
Pjesërisht fshatrat: Kraste, Thekna, Melsu, Lugu i Thelle, Gjon, Peshk, Lene, Qarre, Staveç, Minjera, si dhe disa subjekte private.
