Remont në zbarrat 35kV të linjës Plasmas-Divjakë, 27 dhjetor pa energji disa zona në Kavajë dhe Lushnjë
Në kushtet e punimeve emergjente të një avarie në zbarrat 35kV të linjës Plasmas-Divjakë, në datën 27 dhjetor gjatë intervalin kohor 06:00-07:00 do të ketë stakim të energjisë elektrike.
Pa energji do të mbeten këto zona në Kavajë:
Pjesërisht: Ballaj, Greth, Zhabjak, Plazhi Gjeneralit, Corum, Beden, Kryevidh, Spille, Vilbashtove.
Pa energji do të mbeten këto zona në Lushnjë: Pjesërisht: Grabian, Dushk, Can, Stravec, Gërmenj, Hallvaxhias, Bregas, Sulzotaj, Shënepremte, Bishcukas, Xeng, Mize, Zharnec, Plazh Divjakë, Pishat Divjakë, Terbuf, Çermë, Nafta dhe Gazi.