Back

Remont në zbarrat 35kV të NST Fier 1, 5 shkurt pa energji disa zona në Fier

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 5 shkurt gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të kryhen punime në zbarrat 35kV të NST Fier 1. Pa energji do të mbeten këto zona në Fier:

Pjesërisht: Lagjet: “1 Maj”, Sheqi, “Kongresi i Përmetit”, “Kodër, “11 Janari”, Liri, Portëz, “Kryengritje e Fierit”, Apolonia, Fidri i Naftës, Kastriot, Komuna Portez, Kraps, Plyk, Mbyet, Sheqi, Bishanak, Mbrostar, Zhupan, Drizë, Zharëz, Verbas.