Remont në zbarrat 35kV të NST Lanabregas, 14 gusht pa energji disa zona në Tiranë
Në kushtet e punimeve të domosdoshme për mirëmbajtjen e rrjetit në zbarrat 35kV të NST Lanabregas, në datën 14 gusht gjatë intervalit kohor 06:00-10:00 do të stakohet energjia elektrike.
Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:
Pjesërisht: Lanabregas, Bregas, Linze, Linze Deli, Antenat e televizioneve Dajt, Vilat Qeveritare Dajt, Surrel, Priske, Fushe Farkë, Shkalle, Darshe, Qafë Mollë, Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Shën Gjergj, Verri, Zall Bastar, Murrize, Fag, Vilez, Zgure, Shenmeri, Dom, Derje.
