Back

Remont për demontimin e urave të transformatorit 35/6kV në NST Zogu i Zi, 19 korrik kufizime energjie në disa zona në Tiranë

Për shkak të punimeve për demontimin e urave të transformatorit 35/6kV në NST Zogu i Zi, në date 19 korrik gjatë intervalit kohor 08:00-10:00 do të stakohet pjesërisht energjia elektrike në këto zona në Tirane:

Ish- UEM, Rruga “Bab Rexha”, Fabrika e Biskotave, zona pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, rruga “Muhamet Gjollesha”, rruga “Kongresi I Lushnjes”, Rruga “Ndre Mjeda”, Laprakë, rruga “Pandi Dardha”, rruga “Mati Logoreci”, rruga “Vangjel Note”