Remont për fuqizimin e NST Himara e re, 31 maj pa energji disa zona
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në kuadër të masave për përballimin e ngarkesës gjatë sezonit turistik, në datën 30 maj gjatë intervalit kohor 22:00-06:00 e datës 31 maj, do të kryhen punime për fuqizimin e NST Himara e re.
Pa energji do të mbeten këto zona në Vlorë:
Pjesërisht: Himarë, Livadhe, Jalë, Vuno, Dhërmi, Kondragje, Qeparo, Kudhës, Pilur, Potam, Palase.
