Remont për ndërtimin e linjës së re TM, 3 gusht pa energji disa zona në periferi të kryeqytetit
Për shkak të avarisë në linjën e tensionit të mesëm, shkaktuar disa ditë më parë, si pasojë e mbingarkesës së rrjetit, sot 3 gusht do të kryhen punime për ndërtimin e linjës së re TM, me qëllim rritjen e cilësisë së furnizimit me energji për disa zona në periferi të kryeqytetit.
Pa energji elektrike, në intervalin kohor 10:00-12:00, do të mbeten këto zona në Tiranë:
Yrshek katund i ri, Kashar, Haskolje, Kus dhe Allgjatë