Remontet e OSHEE në n.stacionin e Pojanit, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datën 10 dhjetor nga ora 09:00-14:00 do të kryhen punime në n/stacionin e Pojanit.

Gjatë këtij intervali kohe, do të ketë kufizim të energjisë në këto zona në Fier: Ish komuna Dermenas, Lagja “1 Maji”, “Kongresi i Përmetit”, “Konferenca e Pezës” dhe “Liria”, “Sheqi i Vogël”, “Sheqi i Madh”.

Në datën 11 dhjetor nga 09:00 deri në orën 14:00 s’do të marrin energji lagjet: “Kongresi i Përmetit”, “1 Maji”, “Konferenca e Pezës”, “Liri 1”, ish komunat: Mbrostar, Portez, Kraps, Plyk, Mbyet, dhe Zharëz (Verbas dhe Zhares), Sheqi i madh, Bishanak, Fidri i Naftës.