Remontet e OSHEE në n/stacionin Gorican, pa energji disa zona në Fier

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që do të kryhen në n.stacionin Gorican në Fier, do të ketë kufizime të energjisë në intervalin kohor 11:00-14:00.

Zonat që mbeten pa energji janë: Allkaj Zhelizhan, Mazhaj, Kundje, Toshkëz, Allkaj, Delisufaj, Bicakaj, Kutalli & Poshnjë, Gorican, Malas-Breg, Hing, Ura e Kucit, Sektori-Agim, Vrapenjtë, Gajd, Lagjet: “Zekët”, “Tafallarët”, “Gogët”, “Xhahil”, “Himallarët”, “Maranjakët”, “Gorican Pasha”.