Back

Remontet e OSHEE për mirëmbajtjen e rrjetit, kufizime energjie në disa zona në Tiranë

882738_10153386216971523_6151954549916931767_o

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datën 1 qershor (e mërkurë) do të ketë kufizime energjie elektrike në disa zona në kryeqytet për shkak të punimeve që do të kryhen në rrjetin e tensionit të lartë.
Punimet do të kryhen në linjën 30-1 Lanabregas – Kinostudio nga ora 09:00-13:00 e për pasojë s’do të kenë energji subjektet: Impianti i Ujërave,
Teleferiku, SHIU, dhe fidrat “Gurore”, “Ushtaraku”, në N/stacionin Lanabregas.
Si pasojë e stakimit të energjisë në disa fidera të n.stacioneve: Qafë Mollë, Shkallë, Shupal, Shën Gjergj, Shën Mëri, Zall-Bastar do të mbeten pa energji zonat: Lanabregas, Bregas, Linzë, Linzë Deli, subjekti privat Gurore, Shkallë, Darshë, Qafë Mollë, Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Shën Gjergj, Verri, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmëri, Dom, Fag, Derje, Subjektet: ’SHIU’’ ‘’TELEFERIKU’’, ‘’IMPJANT UJI’’.
Po gjatë ditës së mërkurë (01.06.2016) do të kryhen punime në linjën 35kv L30-3/1 Shijak Ndroq, nga ora 09:00-13:00.
Për pasojë s’do të kenë energjie elektrike këto zona: “Oficina”, ‘’Sfungjeri”, “Frigoriferi”, “FC Internacional Tirana” (Akademia e futbollit)