Remontet e OSHEE për mirëmbajtjen e rrjetit, pa energji disa zona në Krujë

Për shkak të punimeve që do të kryhen për mirëmbajtjen e rrjetit në n.stacionin Fushë-Krujë, OSHEE njofton se do të ketë kufizime energjie në disa zona në datën 24 dhjetor, nga ora 10:00-15:00.

Zonat pa energji do të jenë: Fabrika e Cimentos, Ura e Gjolës, Rinas, Nikël, Fabrika e Tullave, Fushë-Krujë, Borizanë, Pompat, Ashan, Larushkë, Tapizë, Shëlqet, Verion, Gretë, Kërcaj, Goran, Zezë, Burgu Fushë-Krujë, ati Brrok, Borizan, Thumanë, Derven, Gramëz, Bregu i Lumit, Grizë, Fshat Arameras, Kodra Qeleve.