Remontet e OST, 17-23 nëntor, kufizime energjie në disa zona të Peshkopisë e Kukësit

Me kërkesë të OST, e cila po punon për linjën 110kV të re Peshkopi – Lapaj, OSHEE do të stakojë energjinë linjën 10 kV të fidrit “Sllove” që del nga n/stacioni Fushë Aliaj, nga data 17/11/2015 deri në datën 23/11/2015, nga ora 08.00’ deri në orën 16.30’.

Zonat që mbeten pa energji në Peshkopi janë: Bashkia Peshkopi, fshatrat: Bllicë, Kullas, Radomir, Sllovë, Shumbat, Zonat që mbeten pa energji në Kukës janë: Kalisi, Bushtrica, Caja.