Remontet e OST më 29 qershor, pa energji disa zona në Tropojë e Pukë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, me kërkesë të OST për vazhdimin e remonteve të planifikuara në linjën 110-33 kV në Fierzë-B.Curr, do të nisë më 29 qershor stakimin e energjisë elektrike nga ora 08.00-16.00.

Për pasojë nga data 29qershor-1 korrik do të mungojë energjia në n.stacionin Gropaj dhe B.Curri që furnizojnë këto zona: bashkia e B.Currit, komunat Tropojë, Margegaj, Bujan, Bytyç, Llugaj, Lekbibaj, Dushaj, Fierzë.

Pa energji do të mbeten dhe disa zona në Pukë si: komunat Ikballë dhe Blerim