Remontet e OST, në datat 22-23 shtator pa energji disa zona në Vlorë

Me kërkesë të OST, e cila vijon punimet në linjën 110 Kv Babicë – Sarandë, në datat 22-23 shtator do të ketë kufizime të energjisë në disa zona në Vlorë nga ora 06:00-14:00.

Gjatë këtij intervali kohor do të mbeten pa energji n/stacionet Kuç dhe Himarë që furnizojnë me energji elektrike këto zona: Ish-Komuna Brataj  me fshatrat : Lepenicë, Brataj, Tërbaç, Mesaplikë, Vranisht, Gjormë, Gumenice, Sye Kuqe, Kote, Ramicë, Verbase, Matogjinë, Boderi, Bashaj, bashkia Himarë me fshatrat Dhërmi , Livadhe, Jalë, Palas, ish- komuna Vranisht.