Remontet e OST, në linjën 220 kv Fierzë-Hec Peshqesh, pa energji 27-30 qershor disa zona
OST do të kryejë punime të planifikuara në linjën 220 kv Fierzë-Hec Peshqesh, gjatë periudhës 27-30 qershor.
Punimet do të kryhen nga ora ora 08:00 deri në orën 18:00, e për pasojë do të ketë kufizime të energjisë në disa zona.
Datë 27-29 qershor, 08:00-18:00 pa energji: Blerim,
Dardhë, Mezi, Miliska në qarkun e Kukësit.
Datë 29-30 qershor 08:00-18:00, pa energji disa zona në Pukë: Bardhet, Flet, Lajthizë, Vasiaj, Qafë Mali, Gjegjan, Mesul, Shkozë, Kuzhnen, Kalivarë.
