Remontet e planifikuara në linjën 35 kv L30-60 Kocul – Gorisht dhe nstacionin Xhuherinë, 22-24 janar kufizim energjie në disa zona
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në kuadër të masave për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 22-23 janar do të kryhen punime të planifikuara në linjën 35 kv L30-60 Kocul – Gorisht.
Punimet do të kryhen në intervalin kohor 08:00-16:00.
Pa energji gjatë kësaj periudhe do të jenë këto zona:
Karbunarë, Musta Rexhepaj, Aderaj, Dushkarakë, Gjonaj, Gorisht, Golimbasë, Sevaster
Punime në nstacionin Xhuherine, datë 24 janar 08:00-16:00
Pa energji: Babic, Risili, Ceprat, Bunavi, Kërkovë, Bestrovë, Babic e Madhe, Babicë e Vogël, Xhuherinë, Inertem, Sherishtë, Drashovicë, Vodicë, Mavroive, Lapardha, Maxharë, Llakatund, Beshisht, Shushicë, Mekat.