Remontet e planifikuara në nstacionin Porto-Romano, kufizime energjie nga ora 09:00-13:00

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve të planifikuara në nstacionin Porto-Romano, do të ketë kufizime energjie elektrike nga ora 09:00-13:00 në këto zona:
Zona e fshatit Rinia, Bishti i Pallës, Zona e Spitallës, Zona e Kënetës, Zona e Spitallës pjesërisht,
zona e Nish Kimikes (Durrës), Zona e Kënetës, Vodafon, Anta, Pastrimi Detar, Reparti 30-20, Fabrika Kartonit, Hidrovoret.