Remontet në Durrës, 17-18 tetor kufizime energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se për shkak të ndërhyrjeve për mirëmbajtjen e rrjetit do të ketë stakime të energjisë elektrike në Rajonin Durrës sa vijon:

Data 17/10/2016 nga ora 09:00 deri në orën 13:00

Stakim dhe tokëzim të zbarrave 20kv Seksioni I-rë në N/stacionin Shkozet. Pa energji gjatë kësaj kohe mbeten fidrat 20kv Seksioni I-rë në N/stacionin Shkozet që përfshin zonat: Zona e plazhit ura Dajlanit-Apollonia të dyja anët e rrugës, vazhdon deri te Iliria ana e detit; zona industriale Shkozet, zona e ura Dajlanit-Shkolla Rilindja; Pallati Sportit; Muzeu Dëshmorëve; Gjykata; Ish-kirurgjia e vjetër deri të Vollga, Befotrofi, Zona Tregu fruta-perime; Njësia OSHEE Durrës; Telekomi; Pallati Kulturës; Prefektura-Bashkia; Shëtitorja Taulantia; Ish – fabrika e Cigareve; Banka; Zona e Ish-URT-ja; OSHEE Durrës; krahu majtë Stadiumit; Ish-NPV-ja; Spitali; Porti Durres; Interklubi; Zona e Kolaudimit Automjeteve; Robaqepsia; Kafe Mondial; Telekomi Plazh; Zona e Plazhit; Shinat e trenit deri te porti.

Data 18/10/2016 nga ora 09:00 deri në orën 13:00

Stakim dhe tokëzim të zbarrave 20kv Seksioni II-të në N/stacionin Shkozet. Zonat që mbeten pa energji në Rrethin Durrs: Stacioni pusi 6; Karburant Eurodrin; Ujësjellësi Durrës; Stacioni Trenit të Ri; Kompleksi Flekstil-Blustar; Stacioni Vjetër Trenit; Kullat binjake Godo; Kënetë; Zona e Tregut Industrial; Sigurimet Shoqerore; Ish-fabrika e Bukës; Muzeu Deshmorëve; Lagja e Re; Ish-radiostacioni; Fabrika e Tullave; Currilat; Zona Unazë e Plazhit nga Shinat e trenit deri të mbikalimi i ri-Shiku – Spitali Kockave; Shkallnur; Blloku; Iliria; Esmeraldi; Florida; ambulanca plazhit; Zona Industriale; PESPA Alumin; Lavdosh Petroshati; Real TV; Çimento; Fero Compani; Plastika e Re; Shkolla Durgut Ozal; Fabrika e Kollit; Kastrati- Karburant; Korali; Delta, Subjekte -private te Shkëmbi Kavajës ( Ylli Detit; Majestik; Namik Sadiku; Leonardo; Bar Tirana), Stacioni Pompimit.