Remontet në nënstacionin Gorican, 5-8 Nëntor kufizime energjie në disa zona në Berat
Për shkak të punimeve të planifikuara në nst Gorican, në datat 5-8 Nëntor do të ketë stakim të energjisë elektrike gjatë periudhës kohore 10:00-14:00.
Pa energji do të jenë disa fshatra të qarkut Berat: Zhelizhan, Mazhaj, Kundje, Toshkëz, Allkaj, Delisufaj, Bicakaj, Komunat Kutalli & Poshnje. Gorican, Malas-Breg, Hing, Ura e Kucit, Sektori-Agim, Vrapenjtë, Gajd si dhe disa lagje në qytetin e Beratit.
