Remontet në nstacionin Shkodra 2, 20-24 shkurt pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të investimeve në rrjetin elektrik të qytetit të Shkodrës do të ketë kufizime energjie në datat 20-24 shkurt në disa zona e rrethinat e qytetit.
Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 10:00-17:00.
Pa energji do të jenë: Ish Komunat Oblikë, Bërdicë, Dajç, Velipojë dhe plazhi Velipojë, Hidrovoret Cas e Vilu.