Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit sot do të kryhen punime në nstacionin Valias, gjatë intervalit kohor 12:00-15:30.
Për pasojë do të ketë mungesë energjie në këto zona:
Bregu Lumit pjesërisht, zona Valias pjesërisht, Parafabrikatet Kamëz
Remont në nstacionin Farkë, ora 11:00-13:00
Pa energji: Sauk pjesërisht, zona Lundër pjesërisht, Mullet, Vishnje.
Investimi për fuqizimin e nstacionit Traktora, ora 13:00-15:00
Pa energji: zona pranë Depos së Ujit pjesërisht ,zona pranë Sanatoriumit pjesërisht, rruga Pasho Hysi pjesërisht, Kryegjyshata pjesërisht, Poligrafiku pjesërisht