Remonti i OSHEE në linjën 35kV L30-47 Bistrica 2 – Livadhja, 4 tetor kufizime energjie në disa zona
Për shkak të remontit të OSHEE në datën 4 tetor në linjën 35kV L30-47 Bistrica 2 – Livadhja, gjatë intervalit kohor 08:00-14:00, do të mbeten pa energji këto zona në Sarandë:
Janjar, Livadhja, Gravë, Komat, Ninat, Markat, Llazat, Kallcat, Karoq, Sopik, Kulluricë, Halo, Qenurjo, Fanar, Dobër, Mancet, Shalës, Dishat, Vervë, Çiflik, Vagalat, Shkallë, Konispol, Kodër, Dërmish, Rahullë, Aliko, Çaush, Trembul, Neohor, Jermë, Fitore, Memoraq.