Remonti i OST në linjën 110kV L110-16/1b Elbasan 220kV – Kusarth, Fibër – Kusarth, 8 Shkurt pa energji disa zona

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar se do të kryejë nesër datë 8 Shkurt, punime në linjën 110kV L110-16/1b Elbasan 220kV – Kusarth dhe linjën 110kV L110-16/1a Fibër – Kusarth.
Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 08:00-11:00 dhe pa energji do të mbeten disa lagje në qytetin Elbasan: lagjia “28 Nëntori”, “Syrja Dylgjeri”, Bizneset përgjatë Autostradës Elbasan – Metalurgji, Arvales, Delishtë, Karakullak.