Back

Remonti i OST në NST Rrashbull 220kV, 5 tetor pa energji disa zona në segmentin Durrës-Shijak

Me kërkesë të OST e cila do të kryejë punime rehabilituese në NST Rrashbull 220kV për energjizimin e Traktit 110kV, në datën 5 tetor gjatë intervalit kohor 02:00-05:00 do të mbeten pa energji këto zona në segmentin Durrës-Shijak.

Pjesërisht: Shijak, Breg Lumi, Sukth, Hidrovori, (Lagjia e Stallave), Zona “4 rrugët” Shijak, Maminas, Sallmone, Gjiri i Lalzit, Shënavlash, Vrinë, zona idustriale e Spitallës, Porto Romano, zona e isj-Kënetës, Rruga “Aleksander Goga”, zona pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”.