Remonti në nënstacion Elbasan, 7 mars kufizime energjie në disa zona

Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacion Elbasan, në datën 7 mars gjatë intervalit kohor 10:00-14:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Elbasan; Papër, Lugaj, Valas, Broshke, Murras, Ullishte, Dame, Bizhute e Poshtme, Pajun, Papër Sallak, Plangarice, Pajovē, Paulesh, Shalës, Xibrake, Licaj, Zherije, Allajbeg, Bladë dhe Gjyrale.