Rikonstruksioni në kabina, 31 Janar pa energji dy rrugë në Tiranë

Për shkak të rikonstruksionit në kabinën që furnizohet me energji nga fideri 324 i nënstacionit Selitë, nesër në datën 31 Janar do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 në rrugën “Medar Shtylla” pjesërisht dhe në rrugën “Sulejman Delvina” pjesërisht.