Back

Sezoni turistik, remont në linjën 35 kV, L30-50 Shkodra 2 – Velipojë, 04-06 korrik kufizime energjie në disa zona

Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e furnizimit me energji elektrike, drejtoria e tensionit të lartë e rajonit të Veriut do të kryejë remont në linjën 35kV L30-50 Shkodra 2 – Velipojë.
Punimet konsistojnë në zëvendësimin e 12 shtyllave në nyjet kritike të kësaj linje, cka do të fuqizojë kapacitetet dhe do të garantojë një furnizim cilësor me energji gjatë sezonit turistik.
Si pasojë e remontit, do të ketë stakim të energjisë në disa nstacione që furnizohen nga linja 35kV L30-50 Shkodra 2 – Velipojë, gjatë intervalit kohor 06:00-14:00.
Pa energji do të jenë këto zona në Shkodër: Ish-komunat Oblikë, Bërdicë, Dajç, Velipojë dhe plazhi Velipojë, Hidrovoret Cas e Vilu, Boks i Ri, Gaduç, Mali Kolaj, Reç i Ri, Reç i Vjetër, Gomsiqe, Ças, Luarzë, Zues, Oblikë, Muriqan.