
Skemat e Aktmarrëveshjeve
OSHEE Group u ofron të gjithë klientëve që kanë detyrime të papaguara të faturave të energjisë elektrike për klientët tanë familjarë dhe jo familjarë, buxhetorë ose jo buxhetorë, skemat lehtësuese të pagesave me këste përmes aktmarrëveshjeve.
Këto skema ofrojnë lehtësim financiar dhe theksojnë përkushtimin tonë ndaj përgjegjësisë sociale, mirëqenies së klientëve familjarë dhe komunitetit të binzesit.
OSHEE Group është kujdesur veçanërisht për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, për klientët familjarë me ndihmë ekonomike, për pensionistët-kryefamiljarë, ose klientët me status të veçantë, të cilët përfitojnë këste akoma më lehtësuese dhe që shtrihen më gjatë në kohë, krahasuar me kategoritë e tjera.
Mes klientëve të biznesit, OSHEE Group është kujdesur veçanërisht për biznesin e vogël që ka, gjithashtu, lehtësi shtesë në skemën e shlyrjes së kamatëvonesave.
Kategoritë PËRFITUESE nga AKM (Aktmarrëveshjet) për faturat e prapambetura të energjisë
Nga aktmarrëveshjet për shlyerjen e debisë së faturave të papaguara të energjisë elektrike deri në 31 dhjetor të vitit 2022, përfitojnë:
REDUKTIMI I KAMATËVONESËS
Për kategorinë e abonentëve familjarë do të jenë në zbatim dhe aktmarrëveshjet me likudimin e faturave të prapambetura deri në 31 dhjetor 2022 me një këst të vetëm, duke përfituar reduktim në masën 70% të kamatvonesave.
Për kategorinë e abonentëve jo familjarë buxhetor dhe jo buxhetor, shlyerja e debisë së energjisë elektrike deri në 31 dhjetor 2022 do të bëhet përkatësisht:
REDUKTIMI I KAMATËVONESËS
Për kategorinë jo familjar, buxhetor/jo buxhetor, është miratuar skema e aktmarrëveshjes për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të faturave të energjisë elektrike deri në 31 dhjetor 2022, me një këst të vetëm, duke përfituar reduktim të kamatëvonesës në masën 50%
Për kategorinë abonent jo familjar, BIZNES I VOGËL që duan të shlyejnë detyrimet e akumuluara deri në 31 dhjetor 2022 me një këst të vetëm, përfitojnë akt marrëveshje me reduktim të kamatëvonesës në masën 100%
Për klientët që përveç detyrimit të papaguar të faturave sistemuese, testim matësi, korrektive ose gjendje në matës që i përkasin periudhës 2023, kanë edhe detyrime përpara periudhës 31 dhjetor 2022, OSHEE Group ka miratuar skemat e mësipërme të aktmarrëveshjeve për kategoritë:
a. Abonentë familjarë, shlyerja me këstin 2.800 lek ose 1200 lek në varësi të dokumentacionit.
b. Abonentët jo familjar, buxhetor dhe jo buxhetor, shlyerja me këste sipas vlerës së debisë.