Tiranë, punime në dy kabina, 22 shkurt disa zona pa energji

Për shkak të punimeve në dy kabina që furnizohen nga nënstacioni Selitë, nesër në datën 22 shkurt, gjatë intervalit kohor 09:00-14:00, do të mbeten pa energji këto zona: Rruga “Njazi Demi” pjesërisht, përgjatë Bulevardit “Bajram Curri” pjesërisht, përballë me Gjykatën e Rrethit Tiranë.
Po gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të kryhen punime në kabinën “Kongresi i Lushnjes”. Pa energji do të mbetet pjesërisht rruga “Kongresi i Lushnjes”