Tiranë, remont në dy kabina, pa energji disa zona

Sot në datën 18 shkurt, për shkak të punimeve në kabina ku po instalohet rrjeti 20kV, deri në orën 14:00 do të stakohet energjia në këto zona: Rruga “Njazi Demi” pjesërisht, përgjatë bulevardit “Bajram Curri” pjesërisht, përballë me Gjykatën e Rrethit Tiranë, rruga “Nikoll Kacorri” pjesërisht, pranë Karburant “Kastrati”.