Vendoset në punë transformatori i ri në NST Tec Kombinat, normalizohet situata me energji në zonën e Kombinatit e rrethinat

Njoftim për abonentët Tiranë

Është vendosur në punë transformatori i ri në NST Tec Kombinat, i cili u dëmtua mbrëmjen e djeshme si pasojë e stuhisë së erës dhe reshjeve intensive të shiut.
Falë punës intensive në terren të punonjësve të OSHEE, sot në orën 17:30 u vu në funksion transformatori i ri çka ka rikthyer normalitetin në të gjitha zonat që furnizon NST Tec Kombinat

Yzberisht, Vaqarr, Sharrë, Qendër Kombinat, “Rruga Qelqit”, Parafabrikatet