Vendoset transformatori në n.stacionin e Koman, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se sot në datën 6 qershor, nga ora 17:30-18:30 do të kryhen punime në n.stacionin e Komanit për vendosjen e transformatorit.

Për këtë arsye do të mungojë energjia në këto zona: Koman, Karmë, Vukjakaj, Gegaj, Haxhiaj, Pecaj, Palaj, Vukaj, Barcollë, Qerret, Vilë, Telumë, Kishë, Arrë.