
Panelet Fotovoltaike në Shqipëri
Nevoja për një të ardhme me më pak karbon, mbështetur në burimet e rinovueshme të energjisë, po i kthen konsumatorët pasivë të energjisë në qytetarë aktivë që prodhojnë energji, siç njihen ndryshe me termin “Vetëprodhues”. Marrja e këtij roli të ri nga ana e konsumatorit është një mundësi jo vetëm për një sistem energjie më të qëndrueshëm dhe me më pak emetime karboni, por edhe për një sistem më demokratik dhe gjithëpërfshirës, e mbi të gjitha me kosto më të ulta për konsumatorët. Pas iniciativave të Qeverisë Shqiptare për të ndihmuar këtë kategori prodhuesi/konsumatori nëpërmjet procedurave lehtësuese për të garantuar lidhjen me rrjetin në cilësinë e prodhuesit e jo vetëm konsumatorit të energjisë, interesi në vend në lidhje me këtë praktikë është rritur. Vihet re një rritje në lidhje me numrin e klientëve të cilët kanë aplikuar për lidhje të re në cilësinë e vetëprodhuesit të energjisë elektrike të cilët mund të instalojnë një kapacitet total deri në 500 kWp nga dielli, në përputhje me nenin 15, të ligjit nr. 7/2017 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”.), kjo falë punës së vazhdueshme nga ana e OSSH sh.a. e integrimin e kësaj kategorie prodhuesish në tregun e energjisë elektrike duke garantuar facilitete në aprovimin e pikes së lidhjes dhe support/siguri për t’u lidhur me rrjetin e shpërndarjes.

Çdo abonent që zoteron impiant FV të lidhur me rrjetin shpërndarës, me fuqi deri ne 500 kW, i ndërtuar me qëllim për të mbuluar një pjesë ose të gjithë energjinë që nevojitet për nevojat e tij dhe të injektojë energjinë e tepërt të prodhuar në rrjetin e shpërndarjes me qëllim shfrytëzim e saj në një periudhë deri në një vit, ku bilanci neto dhe faturimi do të bëhen në bazë vjetore për çdo pikë matjeje të autorizuar.
Kliko: DOKUMENTACION PËR IMPIANT FOTOVOLTAIK VETËPRODHUES