Back

Zonat e Juglindjes, bora shkakton avari në disa fidra

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se gjatë ditës së sotme në zonat e Juglindjes janë shfaqur defekte në rrjetin elektrik si pasojë e motit të keq me reshje bore.

Grupet e punës vazhdojnë punën megjithë terrenin e vështirë, duke bërë të mundur riparimin e defektit tek fidri 21 Korcë dhe Fidri 4 Velcan dhe po punohet për ndërrimin e transformatorëve të djegur në kabinat Lumas, Cëravë, Hocisht, Vërdovë.

Fidri 3 në n/stacionin Ersekë ka pësuar avari por për shkak të terrenit të vështirë në zonën e Voskopojës, fshati Shipskë dhe Hrushovë, nuk mund të hyjnë grupet e punës.

Fideri 17 në n/stacionin e Korcës, është me defekt degëzimi Shipskë dhe degëzimi Hrushovë por nuk është punuar për shkak të reshjeve të borës.

Fideri nr.2, n/stacioni Përrenjas është shkycur për mbrojtje maksimale.

Po punohet për eleminimin e defektit.

N/stacioni i Pogradecit, fideri nr 1 është stakuar pasi është djegur transformatori Oficina Vërdovë.

Momentalisht është dhënë energji nga një kabinë tjetër.

Nuk ka abonentë pa energji.

N/st acioni Pogradec fideri 8+18 është stakuar për shkak të djegies së transformatorit të kabinës Lumas Cëravë.

N/St Vranisht fideri Vranisht Kabina Hocisht 2 është stakuar pasi është dëmtuar Transformatori.

N/St Vranisht, Fideri Cangonj është stakuar pasi vazhdon të jetë me defekt.

N/St Lozhan, Fideri 4 Velcan është takuar, defekti u eleminua.

N/St Erseke, Fideri 3, me defekt për pasojë ka mbetur pa energji fshati Kaduc, Mbreshtan, Ndermar Shijan.

Ndërhyrja është e pamundur për shkak të dëborës.

N/St Mollas Fideri 6 ka pësuar me defekt, kështu që kanë mbetur pa energji fshati Panarit, Trebickë, Grabockë.

Grupet e punës po punojnë pa ndërprerje për eliminimin e defekteve pavarësisht reshjeve të dendura të borës.

 

 

Leave A Reply