Avari ë n.stacionin e Ersekës, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se sot rreth orës 12, ka ndodhur një avari në n.stacionin e Ersekës, si pasojë e djegies së një fidri.
Me ndërhyrjen e zjarrëfikëseve është shuar zjarri dhe po punohet për rikthimin e energjisë në zonat e mbetura pa furnizim.
Si pasojë e kësaj avarie, pa energji kanë mbetur: 
bashkia Ersekë, Leskovik, Qendër, Mollas, Novoselë, Barmash, “Clirimi, Vithkuq.
Gjithashtu pa energji mbetet dhe HEC-et “Treska3”, Langaricë.