Defektet në rrjet, normalizohet situata, vetëm 7 fidra jashtë pune

oshe

 

 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, në vijim të punës për normalizimin e situatës së furnizimit me energji elektrike në mbarë vendin, ka mundur të reduktojë ndjeshëm numrin e fiderave jashtë pune gjatë ditës së sotme.
26 grupe te avarive të shpërndara në gjithë vendin, me nje numer prej 1650 punonjesish nga 10 drejtorite rajonale te OSHEE, kanë punuar intensivisht duke riparuar defektet e shfaqura gjatë këtyre ditëve si pasojë e motit të keq.

Nga 55 fidera që ishin jashtë pune mëngjesin e sotëm, në orën 17.00 numri i tyre është ulur në 7, po ashtu janë reduktuar ndjeshëm dhe zonat që nuk furnizohen me energji.

OSHEE garanton konsumamtorët se po punon për riparimin e defekteve në një kohë sa më të shkurtër dhe rikthimin e energjisë elektrike deri tek abonenti I fundit.

Zonat e mbetura pa energji elektrike deri në orën 17.00 jane:
Fier: Ndërmenas, Levan, Kuc, Stan, Vranisht, Karbunare.

Burrel: Fushe Kuqe, Fushe Gjormë, Zall Dardhë, Rec, Lurë,
Berat: Potom, Skrapar.

Shkoder: Gjader , Zejmen (Pjeserisht); Arrës Miliska (Pukë)

Gjirokaster: Gryka, Ballaban, Piskovë.
Theksojme se ne vemendje te Operatorit te Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kane qene institucionet e rendesise se vecante si hidrovoret dhe spitalet te cilat furnizohen normalisht me energji elektrike.