Avari në disa n/stacione, OSHEE rikthen energjinë tek abonentet

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se gjatë orëve të para të mengjesit, si pasojë e motit të keq, në disa n/stacione elektrike u shfaqën defekte për të cilat u punua deri në eliminimin e plotë të tyre dhe aktualisht të gjitha linjat e tensionit të lartë dhe ato 35 kV janë në eficencë të plotë.

Avari kanë pasur linjat 30 kV Shkozet- Shijak, Shijak – Fllakë të cilat furnizojnë me energji n/stacionet Shijak, Manzë dhe Vorë.

Avari ka pasur dhe n/stacioni i Valiasit, Xhuherinë dhe Tuc.

Gjithashtu u dëmtua dhe transformatori në n/stacionin Mëzez.

Grupet e punës së OSHEE kanë riparuar mëngjesin e sotëm të gjitha defektet defekte duke rikthyer energjinë në të gjitha këto n/stacione.

Aktualisht kanë marrë energji të gjithë abonentët që furnizohen nga këto n/stacione: Maminas, rethina Vorë-Maminas, Gërdec-Maqinet, Prezë-Fushë Prezë, Vorë-Rinas.

Zona e Shijakut gjithashtu u furnizua me energji: Gjepalaj, Shahinaj, Romanat, Shkallnur, Sukth perimore, Goxhas, Zona e 4 rrugëve të Shijakut, Katundi i Ri, Qerret, Metallaj, Manzë, Kullë, Perlat, Hamalle, Rrushkull, Radë, Rubjekë, Bilalas, Shkafane, Gjiri i Lalzit, Ishëm ;

Subjektet private: “Alumini”, “Kantina e verës”, “Deka”, “Pulari Duka”, “Maminas”, “Elda”, “SALILLARI”, “Fabrika e këpucëve”, “Hotel Kastrati”, “Agro-Blend”, “Robaqepsi”, “Metali”, “Inerte”, “Ital-alba”, “Materiale ndertimi”, dhe Radiostacioni-Shijak.

Grupet e avarisë punuan dhe në n/stacionin Valias për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë në disa zona periferike të Tiranës si: Valiasi, Laknasi, Berxullë, Domje, Kamëz (zona Verilindore dhe Juglindore e qytetit), Ura e Tapizës, Pompat e Ujit Deka.

Tashmë të gjithë abonentët që banojnë në këto zona po furnizohen normalisht me energji elektrike.

Edhe në n/stacionin Tuç grupet e punës eliminuan avarinë dhe ky n/stacion po furnizon normalisht me energji disa zona në Fushë-Arrëz: Miniera Tuç dhe 4 fshatra në ish komunën Qafë Mali.

Gjatë ditës së sotme është zëvendësuar transformatori në kabinën e Xibrakës dhe po punohet për zëvendësimin e 2 transformatorëve në kabinat Mollas dhe Bujaras.