Remontet e OST, pa energji disa lagje në Vlorë

Me kërkesë të OST, e cila do të kryejë punime në linjën Babicë-Vlora 2, për implementimin e projektit “Linja e Unazës së jugut”, ditën e hënë në orët e para pas mesnate do të stakohet energjia në n/stacionin e Vlorës I cili furnizon me energji disa lagje të qytetit të Vlorës.

Stakimi do të kryhet në oraret 01:00 – 03:00 (2 orë).

Pa energji do të jenë lagjia “10 KORIKU”, “PAVARËSIA”, dhe lagjia “UJI i FTOHTE”, (një pjesë).